“Sofia”, operacioni që do të ndalojë barkat me refugjatë në Mesdhe

175
Bashkimi Europian ka nisur një operacion të ri për të kontrolluar anije që sjellin emigrantë nga deti Mesdhe. Në operacionin e emëruar “Sophia” anijet detare do të kontrollojnë çdo lloj anije tjetër në të cilën dyshohet se ka emigrantë.
Luftanijet e BE-së duhet të rrinë në ujërat ndërkombëtare,që do të thotë se ata do të duhet të qëndrojnë 12 milje detare larg nga brigjet e Libisë. Anijet luftarake do të mbështeten nga helikopterë dhe dronë, për ta bërë gjuetinë e kontrabandistëve sa më të lehtë.
Deri më tani BE-ja është fokusuar në operacionet e vëzhgimit dhe të shpëtimit. Për 2015 më shumë se 130 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë kaluar në Evropë. Më shumë se 2,700 janë mbytur. Kriza e emigrantve pritet të jetë një nga çështjet kryesore edhe gjatë fjalimit që Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande do të mbajnë në Parlamentin Evropian.
Numri i madh i emigrantëve që arrijnë në Europë kanë sjellë një krizë brenda BE-së, me disa shtete anëtare që kundërshtojnë të pranojë emigrantët.