Skandali me Volswagen, bien shitjet në Mbretërinë e Bashkuar

30
Shitjet e produkteve të Volkswagen, përfshirë këtu VW, Seat dhe Skoda pësuan një rënie drastike muajin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, në një kohë kur skandali mbi gjigandin gjerman sa vjen e thellohet.
Grupi është përfshirë në një kontest me palën amerikane sa i përket nivelit të çlirimit të gazit nga automjetet e tij me dizel dhe benzinë. 
Kështu, shitjet e makinave VW ranë me 9.8 për qind, atyre të modelit Skoda me 3 për qind dhe atyre të Seat me 32.2 për qind. Megjithatë, shitjet e markave të tjera si Audi, Porsche dhe Bentley u rritën. 
Shoqata për Prodhimin dhe Tregtinë e Mjeteve Motorike deklaroi se, rënia e tetorit erdhi pas 43 muaj rresht rritje. 
Marka VW shiti vetëm 13.970 automjete në tetor, më pak se 15.495 të shitura të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sa u takon markave të tjera pjesë e Volkswagen Group shitjet, sipas entit britanik, ranë në tërësi me rreth 6 për qind.