Sigal

Shembja e urës Morandi në Xhenova shkaktoi një tragjedi të vërtetë ku 40 persona mbetën të vdekur, mes tyre dhe dy shqiptarë.

Ndër gjërat që tërhoqi vëmendjen më së shumti në këtë ngjarje tragike ishte dhe kamioni “Basko” shoferi i të cilit arriti të frenojë në çastet e fundit, duke shmangur vdekjen.

Ndërkohë kanë dalë dhe pamjet se si ekipet e shpëtimit tërhoqën kamionin nga vendngjarja në një operacion jot ë lehtë, ku pas tij qëndronin kamionë të tjerë poe edhe mjete të tjera që prisnin në makth të largoheshin nga ‘ura e vdekjes’.

Shoferi i kamionit, një 37-vjeçar, pas tragjedisë kishte përshkruar ngjarjen se si para syve të tij, ishte shembur ura, duke marrë poshtë dhe makinat që ishin mbi të.

“E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë automobilat mbi të që i kisha para vetes”, u tha ai shpëtimtarëve pas shembjes së të tmerrshme të urës në të cilën vdiqën 40 veta.