Shpallen dy fituesit e çmimit Nobel për fizikën

104
Japonezi Takaaki Kajita dhe kanadezi Arthur B. McDonald janë dy nobelistët e rinj të fizikës. Dy shkencëtarët u vlerësuan me çmimin e madh për vititn 2015 për kontributin e tyre thelbësor në kuptimin e metamofozës së neutroneve. Për komisionin e Oslos ky zbulim i ka hapur rrugë një imazhi të ri universit. Kërkimet e dy shkëncëtarëve dolën për herë të parë në përfundimin se neutronet kanë një masë.
Takaaki Kajita ka zbuluar se neutronet e pranishme në atmosferë ndërronin identitet në eksperimentin e quajtur “Superkamiokande”.
Ndërkohë në Kanada Arthur B. McDonald zbulon se neutronet që krijohen nga dielli nuk zhduken në rrugën drejt tokës , por marrin një identitet tjetër.
Japonezi Takaaki Kajita, 56 vjeç ka lindur në vitin 1959 në Higashimatsuyama dhe ka punuar që prej fillimeve të tij në Universitetin e Tokios. Aktualisht drejton Institutin e kërkimeve mbi rrezet kozmike.
Arthur B. McDonald, 76 vjeç ka lindur në vitin 1943 në Sidnei të Kanadasë. Ka studiuar në Kaliforni në Instutin e Teknologjisë Caltech dhe aktualisht është profesor në Queen’s University në Kanada.