Shfaqet ishulli pranë Trekëndëshit të Bermudës

642
Misteri i Trekëndëshit të Bermudës është thelluar edhe më tepër pasi një ishull i gjatë ka dalë papritur në sipërfaqe pranë brigjeve amerikane.

Ishulli në formë gjysmë hëne pranë Cape Point në Karolinën e Veriut, filloi të shfaqet në pranverë në ujërat që rrethojnë të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Djallit”.

Sipas gazetës britanike “The Sun” ekspertët kanë paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg ishullit. Ai është quajtur Shelli nga vendasit për shkak të sasive të mëdha të predhave dhe mbeturinave.

Ishulli është 1.6 kilometra i gjatë dhe 100 metra i gjerë. Peshkatarët dhe fotografët e kanë vizituar të gjithë ishullin pavarësisht rrezikut.
Sigal