Shefi i CIA-s emërohet Sekretar Shteti, e zëvendëson për herë të parë një femër

527
Për herë të parë drejtimin e CIA-s do ta marrë një femër. Ajo është Gina Haspel dhe ka punuar tek CIA-s që prej vitit 1985. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar nga puna Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson. Vendin e tij do ta zërë shefi i shërbimeve inteligjente të CIA-s, Mike Pompeo, raporton BBC.
Duke e falënderuar Tillerson për shërbimet e tij në një status në Twitter, Trump tha se do sekretari i ri i shtetit do të bëjë një punë fantastike.
Ndërkohë presidenti amerikan ka vendosur për herë të parë një femër në drejtimin e CIA-s.
“Mike Pompeo, drejtor i CIA-s, do të zgjidhet Sekretar i ri i Shtetit. Do bëjë një punë fantastike. Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin. Gina Haspel do të zërë vendin e drejtimit të CIA-s, gruaja e parë e zgjedhur në këtë post, përgëzime të gjithëve,” shkruan Trump në Twitter.
Sigal