SHBA, Presidenti Trump kërcënon se nuk do të njohë më një Kinë të vetme

425
Sigal

Presidenti i
sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi sot se nuk do të njohë më vetëm
një Kinë, që e ka detyruar Uashingtonin të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike
me Tajvanin në vitin 1979, nëse Pekini nuk bën lëshime kryesisht në çështje
tregtare.

“Nuk e kuptoj përse
duhet të jemi të lidhur me një politikë të një Kine të vetme, përveç se nëse
arrijmë një marrëveshje me Kinën për të arritur gjëra të tjera, përfshirë këtu
edhe çështje të tregtisë”, deklaroi Trump për kanalin televiziv “Fox”.