SHBA goditet nga uragani i dytë, “Irma” shkatërron ndërtesat në Karaibe

588
Ashtu siç u paralajmërua ditë më parë, SHBA u godit nga një tjetër uragan, pasi “Harvey-t” me efekte shkatërruese.

Kësaj here, uragani “Irma” ka shkatërruar ndërtesa e ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa ishuj në Karaibe.

Katër ndërtesat më solide në ishullin Saint Martin, në zotërim të Francës dhe Hollandës, janë shkatërruar, lajmëroi Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb.

Uragani i kategorisë së 5, niveli më i lartë i mundshëm, ka arritur erëra me shpejtësi deri në 300 km/h.

Stuhia më e fuqishme e dekadës së fundit në Atlantik më parë goditi zonën e Atingua dhe Barbuda, përpara se të godiste ishujt në Karaibe. Pritet që stuhia e fuqishme të lëvizë drejt Puerto Rikos dhe Republikës Demonikane.
Sigal