SHBA, deputetët republikanë notojnë të dehur dhe nudo në liqenin Tiberiade

715
Sigal

Skandal elektoral kundër Romney. Skandalizohet edhe Mbretëresha, Princi Harry, regjistrohet nudo në ambiente publike

Si të mos mjaftonin komentet dhe fotot e botuar edhe nga gazeta “Telegraf”, për deputetët nudistë e qeveritarë të Berishës, në Shqipëri dhe kolegët e tyre bullgarë, serbë, rumunë etj, që vitin e kaluar dhe këtë vit bëjnë gjer dhe samite nudo në ishujt e nudistëve politikanë në Kroaci (gjer më tani vëzhgimet kanë qenë ende pa emra konkretë për arsye të kuptueshme) nga SHBA vjen njoftimi se, për këtë problem nudizmi, kërcënohet të humbasë zgjedhjet kandidati i republikanëve, Romney. Skandali është tepër i rëndë shkruan shtypi amerikan dhe vërtet i tillë pasi në ndryshim nga të djathtët ballkanikë, të djathtët amerikanë kanë dalë nudo në prezencë të grave dhe fëmijëve të tyre dhe stafit shoqërues. Duket e pabesueshme, por dëshmitarë okularë i kanë sjellë fakte shtypit dhe foto celularësh. Dhe, më skandalozja e “mirë”, e kanë pranuar faktin. Të gjithë së bashku nudo, në mesnatë, në liqenin Tiberiade. Dhe zhveshjet e trupit kanë qenë plot me histeri e thirrje jashtë normave gjë që ka detyruar edhe FBI të hapi një hetim, i cili ka vënë në vështirësi partinë e Mitt Rimney, disa ditë para “Convention” e Tampa, në Florida.

Në të vërtetë ngjarja me nudizëm, nuk është e këtyre ditëve ku është kapur “mat” princi anglez i Mbretëreshës, por një vit më parë dhe pikërisht në gusht 2011. Në ato ditë një delegacion republikan amerikan shkoi në Izrael dhe në Territoret palestineze. Data 18 gusht ka pasur etapë takimin me kryeministrin palestinez Salam Fayyad. Datë kjo që koincidente edhe me festën fetare evangjelistike, që ushtrohet edhe me ritet predikuese të Jezusit në Detin Galilea, vend lutje tashmë për nder të tij. Grupi në të cilin bënte pjesë edhe Eric Cantor, kryetar grupi i maxhorancës republikane në Dhomën e Paraqitjeve, kishte lënë Jerusalemin në mëngjes dhe në mesditën e vonë kish mbërritur në Scots Hotel, duke shkuar më pas për të ngrënë darkën në restorantin popullor “Decks”, që gjendet pikërisht pranë liqenit. Mbas ngrënies së darkës, Cantor dhe Kevin Mçarthy, numri tre i republikanëve në Dhomë, kthehen në hotel, ndërsa gjithë të tjerët, rreth tridhjetë vetë, qëndruan dhe FBI ka njoftimin se “kanë bërë të pabërat” duke u hedhur në ujërat e liqenit Tiberiade. Disa ishin me rroba, disa “vetëm përgjysmë”, kurse deputeti i Kensas, Kevin Yoder, nuk ka rezistuar. Dëshmitarët flasin se ishte “i dehur”, “bërtiste” dhe “tundte…misrin”, gjë që e detyron FBI (mundet njoftuar nga policia izraelite ose agjentë të saj në eskortat e delegacionit) të hap hetimet zyrtare. Menjëherë sapo ngjarja është lancuar nga shtypi vigjilent dhe mundet pjesëmarrës në ngjarje, deputeti Yoder, që nuk e priste “spiunimin”, menjëherë ka deklaruar: “…kam hequr kostumin e banjës!” dhe duke mos kërkuar justifikim a fshehje si bëjnë deputetët qeveritarë ballkanikë, në ishujt e politikës nudo, në Kroaci, ka shtuar: “U kërkoj falje zgjedhësve të mi dhe gjithë rezidentëve në zonën time”. Por kjo nuk ka mjaftuar sepse ai nuk ishte i vetëm dhe shtypi shkruan se ishin të paktën dhe pesë të tjerë të zgjedhur në Arizona, Kaliforni, Florida dhe Nju Jork, të cilët nuk kërkojnë falje zgjedhësve sepse hedhja në ujë nudo “ishte një gjest i motivuar nga besimi fetar”, nga tradita që shumë kisha kristian predikojnë me Detin e Galilesë. Në të vërtetë diçka ka shkuar tej normales dhe shtrembër, atë natë gushti 2011, sepse është vet Cantor që të nesërmen në mëngjes ka mbledhur grupin e deputetëve dhe ka kritikuar ashpër sjelljen e natës me nudizëm e bërtitje duke iu drejtuar edhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Në të vërtetë deputeti Cantor u frikësua për imazhin e partisë republikane amerikane në Izrael, ku do të bëheshin takime me përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Izraelit, parlamentin dhe opozitën, pa i shkuar në mend se ngjarja e nudizmit do dilte në fushatë dhe rrezikon zgjedhjen për president të Romny. Kongresi i Uashington, në të vërtetë, pavarësisht nga kjo ngjarje e rëndë, ka një popullaritet shumë të ulët, 11-14 për qind. Kjo sepse edhe demokratët e Obamës kanë sfonde akuzash seksuale nga cybersex i Anthony Vviener, deputet i Nju Jorkut tek deputeti David Vvu i Oregon, i përfolur për minorene. Por kjo që ka ndodhur në liqenin Tiberiade, i vendos të djathtët republikanë në rrëzim dhe mospasje “gojë” të flasin. Sipas shtypit, mbetet tani të vërtetohet e dhëna nëse vërtet deputeti Yoder ishte në prani të gruas, mbetur e veshur, dhe nëse ai do jap dorëheqje për të mos rrezikuar partinë dhe kandidatin e saj Romny. Pavarësisht nga hetimi i FBI, diçka pritet të ndodh pasi edhe një tjetër skandal i të djathtëve i kryer nga Todd Akin, kandidat i GOP, në Missouri, i cili deklaroi se është kundër abortit: “…nëse ndodh një përdhunim legjitim, trupi femëror ka mënyra për të bllokuar çështjen. “Kjo deklaratë në TV ka shkaktuar tjetër furtunë duke detyruar kandidatin president Romny, të dënojë deklaratën e kolegut dhe të kërkojë vota nga gratë të cilat janë mbi 53 për qind e votuesve dhe kjo është një “dhuratë e madhe” për Obamën, shkruan NY. Drejtuesit e partisë republikane i kanë kërkuar dorëheqje Akin, pasi “nuk mjaftonte nudizmi në liqenin  Tiberiade, por duhej edhe sulmi ndaj abortit të grave”. Me gjithë faljen edhe të Akin, dorëheqja e tij ka munguar dhe ndërsa debatet vazhdojnë e FBI heton, nga Anglia princi i Mbretërisë Harry është kapur këto ditë nga paparacët nudo me një histori tjetër plotë zhvillim politik e mbretëror! Mbretëresha skandalizohet! Natyrisht liri individuale, por liri që kanë brenda edhe “komplekset” e atyre që i votojnë dhe paguajnë për ata edhe taksa.

Nga Italia, për “Telegraf”