Adriatiku dhe Joni, “pre” e masakrës së gjuetisë në det

1185
Sigal

 “ZHVIRGJËROHET”  DETI SHQIPTAR/ AKU: Ne mund të kontrollojmë vetëm peshkun që hyn i faturuar nga dogana

Masakra e gjuetisë së peshkut në Adriatik, shumë shpejt do të bëjë që të gjitha llojet e peshkut të zhduken nga ky det. Paralajmërimi vjen nga specialistë të këtij sektori, por edhe peshkatarë, të cilët e shikojnë negativisht të ardhmen e kësaj industrie, e cila punëson jo më pak se 2500 persona në vit. Periudha e verës, gushti dhe shtatori është koha e lëshimit të vezëve dhe shumimit të tyre. Dy shtetet fqinjë Italia, e ka bllokuar gjuetinë në detin Adriatik, në këto 2 muaj , ndërsa Greqia e ka bllokuar për 4 muaj në vit, duke ndaluar me ligj gjuetinë në det gjatë periudhës së shumimit dhe larvëzimit. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar flota jonë e peshkimit jo vetëm që nuk e ka të bllokuar gjuetinë, por po kthehen duarbosh nga gjuetia sepse në tërësi peshku mungon në Adriatik, fakt ky që pohohet gjerësisht nga të gjithë peshkatarët e qytetit të Durrësit.

Situata

Aktualisht nga vendi ynë drejt Italisë dhe Greqisë eksportohet 500 tona prodhime deti, ku vetëm 100 ton janë prodhime të freskëta, ndërsa 400 ton janë prodhime të konservuara, ku lënda e parë është importuar nga shtete të ndryshme është ambalazhuar në Durrës dhe niset sërish drejt vendit të origjinës. Në treg, është jo vetëm e vështirë të gjendet peshk i freskët, por në 95% të tij janë prodhime, të cilat importohen. Ndërsa eksportet llogariten në 500 ton në total, të dhëna që vijnë nga AKU  importet janë në shifra 3 deri në 4 herë më të larta për të përballuar nevojat e tregut vendas. Importi i Karkalecit bëhet nga Ekuadori dhe India. Llojet e tjera importohen nga Spanja Italia, Indonezia etj..

AKU

Rritja e kërkesës në treg për prodhimet e peshkut ka sjellë si rezultat edhe rritjen e prodhimeve të importit të këtyre produkteve nga shumë shtete. Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka nisur kontrollet në 15 stabilimentet që prodhojnë dhe eksportojnë peshk, në vendet e rajonit. Kontrollet e ushtruara kanë për qëllim kushtet higjieno sanitare dhe ato të ruajtjes frigoriferike e përpunimit të peshkut, i cili më pas eksportohet, në shtetet Europiane dhe anasjelltas konsumohet në tregun vendas. Grosistët e peshkut  vendas shprehen se në këtë periudhë importet janë në nivelet më të larta si pasojë e rritjes së kërkesës nga tregu vendas.