SHBA/ Ban Ki Moon kërkon ndihmën e Iranit, për t’i dhënë fund luftës civile në Siri

416
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon ka kërkuar nga Irani që të bëjë presion mbi aleatin e saj në Damask, për të arritur një marrëveshje paqësore për t’i dhënë fund luftës civile në Siri. Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Iranit, Javad Zarif, Ban ki-Moon ka “përsëritur se nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë konflikt” dhe ka kërkuar nga Irani që të ushtrojë ndikimin e tij për promovim të paqes, shkruanjnë mediat. 

Dy liderët kanë diskutuar edhe për situatën në Jemen, ku OKB-ja po mundohet të zhvillojë bisedime paqësore, dhe ku Irani ka një rol shumë të rëndësishëm sepse mbështetë militantët shiitë. Shefi i OKB-së gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha palët që ta zbatojnë marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, për programin bërthamor.
Sigal