Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg takon liderët e Kosovës

540
Sekretari i Përgjithshëm te NATO-s, Jens Stoltenberg po qëndron sot në Prishtinë, me ç’rast po zhvillon takime të ndara, fillimisht me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Giovanni Fungo dhe më pas edhe me udhëheqësit më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.
Në ora 11:30, Stoltenberg ka në agjendë një dreke pune me presidentin Thaçi. Kurse më pas do të pritet nga kryeministri Isa Mustafa.
Rreth orës 14:00 kryeministri Mustafa dhe sekretari Stoltenberg do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Kjo vizitë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ka zgjuar interesim të veçantë për shkak të zhvillimeve globale politike, tendencave të Rusisë për shtrirjen e ndikimit në Ballkan dhe rolit të NATO-s në këtë pjesë të Evropës.
Sigal