Rrëzimi i avionit indonezian, gjenden trupat e 54 viktimave

498
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit indonezian me 54 persona në bord. Grupet e kërkim shpëtimit kanë gjetur trupat e të gjithë pasagjerëve në afërsi të qytetit Oksibil, ku u zbuluan dhe mbetjet e avionit. Sipas të dhënave zyrtare, mes viktimave kanë qene 44 persona të rritur, 5 fëmijë dhe 5 pjesëtarë të ekuipazhit. Avioni indonezian humbi kontaktet me kontrolloret e trafikut ajror, 30 minuta pas ngritjes nga aeroporti i Sentanit. Kompania “Trigana” përfshihej ne listën e zeze te BE qe prej vitit 2007. Vitin e kaluar dy aksidente ajrore u morën jetën rreth 350 personave ne Indonezi.
Sigal