Rrëfimi i të penduarit të mafies: Si u mbyt anija me lëndë kimike pranë brigjeve të Shqipërisë

509
Investigimi i mediave italiane për trafikun e mbetjeve përbën një megaskandal nëse hetimet do të nxjerrin se tonelata me mbetje të rrezikshme janë groposur në Shqipëri. Sipas investigimit, 1300 kontenierë me mbetje që duhet të dërgoheshin në Maqedoni për t’u përpunuar, nuk janë parë të dalin kurrë nga vendi ynë.

Ndërkohë, ne po sjellim shkurtimisht dëshminë e një trafikanti të penduar në Itali që ka rrëfyer se si funksionon skema e trafikut të mbetjeve.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për trafik mes dy shteteve, por në këtë skemë janë të përfshira shumë shtete të cilat përpunojnë mbetjet. Disa prej këtyre shteteve kanë kontrata ligjore për përpunimin e tyre, ndërsa shtete të tjera janë të përfshira ilegalisht dhe gjithçka bëhet në mënyrë të fshehtë.

Trafikanti i penduar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, pohon gjithashtu se në këtë aktivitet kriminal janë të përfshirë mafia, biznesi dhe politika. Kjo e fundit dikton gjithçka. Politika mbi të gjitha është e interesuar në trafikun kriminal të mbetjeve për shkak të shumave të mëdha të parave që qarkullojnë.

“Në qoftë se institucionet nuk mbyllin sytë, trafikimi i mbetjeve nuk vazhdon. Ky trafik bëhet nga shumë shtete, nga qeveritë dhe jo nga trafikantët”, thotë trafikanti i penduar.

Një tjetër fakt i rëndësishëm është se kontenierët që ngarkohen në anije janë të mbushura me blloqe betoni dhe mermeri, që zakonisht përdoren nga trafikantët për t’u mbrojtur nga rrezatimi i helmeve të mbetjeve.

Më pas kontenierët e mbushur me plehra kimike groposen në tokë apo hidhen në mes të detit.

I penduari i drejtësisë i njohur si “Pinocchio” tregon edhe rastin e anijes ‘Rigel’ që u zhduk në shtator të 1987 në detin Jon në Kalabri, e cila kishte bërë një ndalesë në Shqipëri dhe në Afrikën e Veriut. Anija ishte e mbushur me mbetje toksike dhe pas atij viti u zhduk në det.
Sigal