Rishfaqen ambasadorët Withers dhe Arvizu. Bashkë me ta edhe Artan Didi

57
Ish-Ambasadorët Xhon Withers dhe Aleksandër Arvizu rishfaqen sërish. Ata kanë marrë pjesë në një pritje të veçantë diplomatëve amerikanë që kanë shërbyer dhe atyre që do të shërbejnë në vendin tonë, të organizuar nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faberu.
Takimi ishte organizuar në Ambasadën tonë në Amerikë me qëllim krijimin e kontakteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes diplomatëve amerikanë si dhe prezantimin e tyre me diplomatët shqiptarë të akredituar në Uashington. Në takim ra në sy edhe prezenca e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Ky i fundit pas dorëheqjes për shkak të cështjes “Frroku” u emërua nga qeveria në postin e oficerit të kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Amerikë.