Reporteri italian përfundon me hundë të thyer gjatë një interviste me anëtarin e një klani mafioz

483
Një goditje e fortë me kokë, ardhur si reagim ndaj pyetjeve të gazetarit nga anëtari i një klani mafioz dhe ka bërë që gazetari i Rait , Daniele Piervincenzi të përfundojë më hundë të thyer.
Pyetjet kishin në vëmendje situatën politike, por Roberto Spada, personi qe po intervistohej, duket se i ka humbur durimi dhe ka qëlluar fort me kokë gazetarin që kishte përballë e më pas reagoi edhe ndaj kameramanit , të dy pjesë e ekipit televiziv të Rait, staf i programit “ Nemo”.
Vendi ku ndodhi ngjarja, është një provincë e Romës, Ostia , e cila i rikthehet votimeve dy vite pasi situata në vend nuk ka shënuar asnjë përmirësim për shkak të mafias.
Gazetari Daniele Piervincenzi, përfundoi në spital më fraktura në hundë ndërsa kameramani pësoi goditje më të lehta.
Agresori Roberto spada, është vëllai i vogël i kreut te klanit Carmine, “romoletto’’ që është dënuar me 10 vite burgim.
Për Roberto Spadën nisi hetimi edhe pse sipas mediave vendase, mund të mos arrestohet.
Kryebashkiakja Virginia Raggi duke reaguar për sulmin , foli për një akt të papranueshëm dhe për këtë ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministrin e brendshëm Marco Minitti.
Solidariteti me gazetarin nuk ka munguar, madje edhe nga kryeministri Paolo Gentiloni.
Spada është ende i lirë , dhe jo vetëm kaq, por nuk kanë qenë të pakta reagimet që kanë ardhur nga miq të tij, që i kanë shprehur solidaritetin për aktin e kryer, nëpërmjet statuseve në facebook por edhe nga parti politike të ekstremit të djathtë.
Sigal