Reagimi i Vuçiç: “Urdhrin që treni të ndalet e dhashë unë”

560
Sigal

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një konference të jashtëzakonshme për media, i është drejtuar gazetarëve në lidhje me çështjen e trenit serb të nisur për në Kosovë ditën e sotme, e i cili u ndalua që të hyjë me një vendim të Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Serbisë ka thënë se pasi ka parë që Kosova ka dërguar njësitë speciale në Jarinjë ka vendosur që të japë urdhër që treni të ndalet në Rashkë, siç ka thënë ai, për t’i ikur konfliktit të shkallës së gjerë.