Qeveria e Moskës harton plan anti-krizë me vlerë 9 mld euro

440
Qeveria ruse është shprehur sot e gatshme për të shpenzuar 9 miliardë euro për planin e luftës kundër krizës në mbështetje të aktivitetit ekonomik, i ngadalësuar nga rënia e çmimit të naftës, pa sqaruar se ku do t’i gjente këto fonde. Zhvlerësimi i rublës në nivelin e saj më të ulët historik kundrejt dollarit javën e fundit u përcoll me ankth nga rusët të cilët i tremben tashmë një viti të dytë recesioni dhe uljes së fuqisë blerëse, një regres i dukshëm pas arritjeve të shënuara në kuptimin e nivelit të jetesës në 15 vite të pushtetit të Vladimir Putin.
Një situatë e tillë ka ngjallur tashmë debate për të identifikuar shkurtimet e mundshme të shpenzimeve dhe burime të reja të të ardhurave, qeveria njoftoi disa ditë më parë, në një situatë të kolapsit monetar, se po përgatiste në mënyrë urgjente një plan për rimëkëmbjen e vendit në planin ekonomik. “Kjo vlerë do të jetë rreth 750 miliardë rubla (përafërsisht 9 miliardë euro)”, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Alexeï Oulioukaïev cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
Sigal