Protokolli i familjes mbretërore është i vështirë, shihni sikletin që kaloi Meghan

693
Sigal

Meghan Markle është shfaqur për herë të parë në publik pa princ Harry-n. Pjesëtarja më e re e familjes mbretërore ka kalur një ditë të tërë me mbretëreshën Elisabeth.

-640-0-5b22a2e106d6b (1)

Mbretëresha dhe Meghan udhëtuan rreth 165 km me trenin mbretëror, një udhëtim që as Princi Harry, Princi Ëilliam apo Kate Middleton ende nuk e kanë vizituar.

Është mëse e qartë që pjestarja e re e familjes mbretërore, Dukesha e Sussex po mësohet me protokollin dhe rregullat strikte të tij. Mirëpo, ky gjesti sot na bëri të kuptojmë se ajo e paska ca të vështirë me këto mësime dhe detyra të familjes.

-640-0-5b22a2f961f05

Një detaj i vogël që e bëri Dukeshën konfuze në momentet e fundit të vizitës, por të gjtiha mediat po flasin për të. Sapo zbritën nga treni mbretëror, Meghan u shfaq e pasigurtë nëse duhej të futej në makinën e Mbretëreshës e para apo duhet të priste.


Fatmirësisht, 92-vjeçarja e udhëzoi menjëherë. Ky veprim i saj sigurisht që e ka lehtësuar shumë Meghan, të cilës i duhet pak kohë të mësohet me rregullat e familjes mbretërore.