Protestë masive në Dresden të Gjermanisë, në mbështetje të refugjatëve

47
Një protestë masive në mbështetje të refugjatëve ka përfunduar qetësisht në lindje të Gjermanisë, në Dresden. Kohët e fundit në qytetin Dresden janë zhvilluar protesta të dhunshme kundër emigrantëve, të organizuara nga grupe të krahut të djathtë.
Policia është shprehur se rreth 1 mijë persona i janë bashkuar protestës së organizuar nga Aleanca kundër Nazistëve, por sipas organizatorëve në protestë morën pjesë rreth 5 mijë vetë. Protestuesit marshuan duke thërritur “Refugjatët janë të mirëpritur këtu”.
Sakaq, Dresdeni është edhe qendra e lëvizjes islamofobe Pegida (Patriotët Evropianë Kundër Islamikëve të Perëndimit), manifestimet e së cilës mblodhën deri në 25 mijë persona janarin e kaluar.
Ndërkohë, Gjermani mund të presë deri në 800 mijë kërkesa për azil këtë vit, më shumë se çdo vend tjetër në Bashkimin Evropian.