Protesta pranë Portës së Damaskut kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet

Në Jeruzalem, demonstruesit u mblodhën sot pranë Portës së Damaskut për të protestuar kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump që njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë pati sot edhe në Ramallah të Bregut Perëndimor. Tubimet u zhvilluan në qytetet Hebron, Ramallah, Nablus, Jenin dhe Betlehem.

Njoftohet për 16 të plagosur.

Palestinezët kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme dhe po përgatisin protesta të tjera masive të planifikuara për nesër.