Protesta në Podgoricë kundër anëtarësimit në NATO, evakuohet ambasada shqiptare

449
Qindra qytetarë protestuan në Podgoricë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Nga protesta u dërgua mesazhi se vendimi për këtë çështje duhet të bëhet nga qytetarët përmes referendumit, në të kundërtën: “Mali i Zi do të jetë në prag të luftës civile”.
Protestuesit të udhëheëqur nga opozita në Mal të Zi mbanin në duar flamujt e Serbisë dhe Rusisë dhe pankarta me fotografinë e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ndërkohë nuk munguan edhe pankarta ku shkruhej “Jo në NATO, jo në luftë”, kurse turma këndonte “Rusinë, Rusia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.
Policia forcoi masat e sigurisë në institucioinet diplomatike. Forca të shtuara sigurie kishte në Ambasadën amerikane, ndërkohë rreth 7 policë të armatosur kanë marrë në ruajtje 24 orë në 24 Ambasadën shqiptare në Malin e Zi, për shkak të situatës së tensionuar .
Rreth një muaj më parë, ambasada shqiptare u sulmua nga një grup protestuesuish me gaz lotsjellës.
Stafi i ambasadës u evakuua menjëherë pas ndërhyrjes së policisë.
Kryetari i Partisë së Punëtorëve të Janko Vucinic tha se Mali i Zi nuk ka nevojë për anëtarësimin në NATO dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen me protestën, veçanërisht partive të krahut të majtë dhe sindikatat. Ai ka thënë se ftesa “nuk i drejtohet shtetit, por në krye të regjimit”, duke shtuar se vendimi për anëtarësimin në NATO duhet të bëhet në një referendum.
Lideri i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç tha se nuk do të pajtohen që Mali i Zi të hyjë në NATO.
“Ky është tubimi i parë, dhe do të ketë edhe më shumë deri në organizimin e referendumit për anëtarësim. Në qoftë se përmes mashtrimit, në Parlament apo diku tjetër, sillet vendim për anëtarësimin në NATO, Mali i Zi do të jetë në prag të luftës civile”, tha Mandiç.
Ish-presidenti i Malit të Zi dhe ish-Kryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë, Momir Bullatoviç, i cili u prit me ovacione, tha se në protesta kishte ardhur si një qytetar i shqetësuar.
“Nuk duhet që qytetarët të heshtin para ftesës së NATO-s, e cila në vitin 1999 sulmoi Jugosllavinë. Bombat ranë edhe në Mali të Zi, jo vetëm në Murinë, por edhe në bregdet, në Podgoricë, Danilovgrad. Nuk mund që me kërkim falje të fshihen këto”, tha Bulatoviç, i cili parashtroi pyetjen se çfarë donë të thotë ftesa e NATO-s”, tha Bullatoviç, duke shtuar se në protestë e kanë sjellë “hijet e ushtarëve, policëve dhe civilëve të rënë në Kosovë”.
Kryetari i Partisë Punëtore, Janko Vuçiniç tha se “NATO është një përbindësh që ushqehet me fatkeqësinë e gjakut e popujve të pushtuar”.
“Hajdutët e botës kanë ftuar hajdutët vendorë që t’ju bashkohen, kjo është ftesa për NATO. Gënjejnë kur thonë se është arritur progres në demokratizimin e shoqërisë. Deri sa ne jemi gjallë, nuk ka vend për Malin e Zi në NATO”, tha Vuçiç.
Protesta ishte e qetë, dhe u ndjek nga një numër i madh i policëve.
Sigal