Protesta në Beograd pas fitoret së Vuçiç: Është si Millosheviçi

127
Pavarësisht se fitorja e Aleksandar Vuçiç ishte e thellë kundrejt rivalëve të tij, ka shkaktuar protesta në Beograd.

Shumë të rinj kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër Vuçiç, pasi e cilësojnë si Sllobodan Millosheviç.

“Kjo është një lloj gjysmë diktature e shekullit të 21 dhe thonë se është gjysmë demokracie, por nëse gjysmë demokracie ekziston atëherë ka edhe gjysmë diktature.

E kemi parë Sllobodan Millosheviçin dhe kjo është njësoj, ndaj duket si fillimi i një diktature klasike” shprehen protestuesit në Beograd.

Aleksandar Vuçiç fitoi garën për Presidenti me 55% të votave.