Protesta në Amerikë për abuzimet seksuale të ndodhura në Hollywood

516
Kohët e fundit një lum akuzash kanë ndodhur në Hollywood nga aktorë të ndryshëm të cilët akuzohen për abuzime seksuale. Përdhunime dhe ngacmime seksuale po raportohet pothuajse çdo ditë.
Frymëzuar nga fushata #MeToo, në mbështetjeve të femrave dhe meshkujve që janë ngacmuar apo abuzuar seksualisht, mijëra njerëz u mblodhën në “Dolby Theatre”. Në #MeToo, femrat marshonin në shenjë proteste duke treguar edhe historitë e tyre personale të abuzimit, si edhe mbështetjen për personat që kanë provuar ndjesinë e tmerrshme.
Marshimi filloi në zemër të Hollywood, aty ku edhe u nisën akuzat ndaj producentevë më të mëdhenj apo aktorëve të famshëm, dhe më pas vazhduan rreth 1 kilometra në Sunset Boulevard, ku u ngrit edhe podiumi ku u mbajtën fjalimet nga njerëzit duke përfshirë akuzat ndaj producentit Harvey Weinstein.
Sigal