Propozimi i Erdoganit, Shën Sofia kthehet në xhami

601
Sigal

Kompleksi muzeal i Shën Sofisë në Stamboll do të shndërrohet në xhami. Këtë ka propozuar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili gjatë një interviste për zgjedhjet lokale të 31 marsit, tha se është një gjë lehtësisht e realizueshme.

“Nuk është ndonjë propozim i jashtëzakonshëm. Nuk është ndonjë gjë e parealizueshme, mund të bëhet lehtë. Emrin nga muze mund t‘ia vendosim xhamia Ayasofya. Si në rastin e xhamisë Sultanahmet (Xhamia Blu), a paguajnë turistët kur e vizitojnë?

Ata vizitojnë xhaminë Sultanahmet, xhaminë Süleymaniye dhe atë Fatih. E njëjta gjë të bëhet edhe me Ayasofya-n. Nxirret nga statusi i muzeut”, ka thënë ai.

Shën Sofia ka qenë katedralja më e njohur bizantine dhe ortodokse e Kostandinopojës nga viti 537 deri në vitin 1453 dhe më pas nga pushtimi osman deri në vitin 1931 shërbeu si xhami. Aktualisht Shën Sofia ka statusin e muzeut.