Projekti francez për taksitë ujore

501
Francezi i apasionuar pas jahteve, Alain Thebault shprehet i interesuar për të krijuar një shërbim të pastër e të shpejtë taksish në kanalet e lundrueshme të qyteteve kryesore të vendit.

Ai e quan “SeaBubbles” iniciativën që ka marrë tashmë mbështetjen e investitorëve privatë. Falë tyre, Thebault pret të grumbullojë 50 deri në 100 milionë euro brenda fundit të shtatorit.

Prototipi i “SeaBubbles” e ruan baterinë përmes lëvizjes me shpejtësi mbi ujë. Aplikacioni në smartphone ngjason me ato të shërbimeve të tjera të rregullta të taksive siç është Uber, ndërsa qëllimi është t’i jepet fund ngërçeve të mëdha të trafikut në qytetet franceze.
Sigal