Presidenti Obama: Po të isha gjerman do e kisha rizgjedhur Merkelin

458
Sigal

Barack Obama gjatë
konferencës ku po merr pjesë edhe kancelarja Angela Merkel, mori një pyetje
mjaft interesante

Njëri nga të
pranishmit e pyetën nëse do ta kishte votuar Angela Merkel në rizgjedhjet për
postin e kancelares gjermane, shkruan The Guardian.

Obama pati një
përgjigje mjaft të qartë për këtë. Ai tha se e mbështetë kancelarën Merkel,
duke thënë se është falë saj Gjermania ka arritur të luftojë në shumë sfida,
duke përmendur edhe luftën kundër terrorizmit.

“Krejt çka mund të
them për kancelaren Merkel është se ka krijuar lidhje partneriteti të shquara
në mes të dy vendeve”, tha Obama duke shtuar se nëse do të ishte gjerman me të
drejtë vote, ai ndoshta do ta kishte votuar atë, “nuk e di nëse kjo dhemb apo
ndihmon”, vazhdoi Obama