Ministri i Bujqësisë, Panariti pret homologun Federal Gjerman të Bujqësisë Christian Schmidt

447
Sigal

Ministri
Panariti: Lehtësimi i procedurave të eksportit të perimeve nga Shqipëria drejt
Gjermanisë dhe ndihma që mund të japni me disa analiza nga laboratorë reference
të certifikuar, do të ishin ndihmë e madhe për ne

 

Schmidt: Do ta
vleresoja shumë nëse ju do të fillonit rrugën e ndritjes së qendrave të tilla të
referencës. Jemi të gatshëm të mbështesim projektet e Shqipërisë, për të
thithur fonde nga Bashkimi Evropian

 

Ministri i Bujqësisë,
Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, priti sot në
një takim pune, Ministrin Federal Gjerman të Bujqësisë, Z.
Christian Schmidt, i cili shoqërohej nga
Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Szhütz, Shefja e Bundestagut
gjerman, Kordula Kovaç dhe ekipi shoqërues.

Ministri
Panariti, duke i uruar mirëseardhjen homologut gjerman, i bëri atij një panoramë
të shkurtër të zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri, ndërkohë që e informoi atë
edhe për produktet shqiptare që eksportohen nga vendi ynë drejt Gjermanisë.

Lehtësimi i
procedurave të eksportit të perimeve nga Shqipëria drejt Gjermanisë, ishte një
ndër kërkesat e ministrit Panariti për homologun Schmidt, ndërsa më kryesorja
ishte “ndihma që mund të japë Gjermania me disa analiza laboratorike, nga
laboratorë reference të certifikuar, kur ka dyshime për tejkalimeve të normave
në ngarkesë herbicidesh, insekticidesh, metale të rënda etj, për sa kohë që,
laboratorët tona të references janë në proces akreditimi.

“Një nga ndihmat
e mundshme për sektorin e prodhimit elektoral, do të ishte edhe mundësia për të
zbutur sadopak konkurencen që i bëhet këtij sektori tek ne, nga të gjitha
vendet që e subvencionojnë rregullisht këtë sektor. Gjithashtu, këmbimi i
studentëve stazhierë në fushën e bujqësisë nga të dy vendet dhe ndihma në
drejtim të shërbimit këshillimor në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, do të
ishin mjaft të çmuara për bujqësinë tonë”, tha Ministri Panariti, i cili më pas
i bëri homologut gjerman dhe një rezyme të produkteve shqptare që eksportohen në
Gjermani. “Eksportet me Gjermaninë në krahasim me 9-mujorin e vitit 2015 janë
rritur në masën 2%”, deklaroi Panariti, sipas të cilit, “zërat që kanë pësuar
rritje janë bimet medicinale me nje rritje prej 89 %, si dhe eksporti i verës
ka pësuar rritje me 49 %. Gjermania është blerësi kryesor i Bimeve Aromatike
Medicinale Shqiptare”.

Nga ana e tij,
Ministri Federal Gjerman i Bujqësisë, Z.Christian Schmidt, duke falenderuar
Z.Panariti për spjegimin e hollësishëm të nevojave dhe përshkrimin e situatës së
bujqësisë shqiptare deklaroi se, “për ato çfarë diskutojmë ne sot, nuk na
mbetet asgjë tjetër veçse t’i vëmë në zbatim dhe për këtë, do të duhen edhe një
apo dy takime të tjera dhe sa më mirë ta fillojmë, aq më të lehtë e kemi të
shkojmë përpara”. “Në lidhje me standardet e kontrolleve që do të vendosim, kjo
do të jetë mënyra për të hapur dyert e tregjeve për në BE të produkteve
shqiptare. Një tjetër mënyrë e mirë bashkëpunimi është dhe shkëmbimi i
eksperiencave dhe të bisedojmë se ç’mund të bëjmë në nivele ekspertës. Ndërsa
një çështje tjetër është ajo e administratës, për të cilën mendoj se, duhet
filluar trajnimi i njerëzve të terrenit, siç janë veterinerët etj”, deklaroi
ministri gjerman, i cili më pas foli edhe në lidhje qendrat e referencës. Për
Z.Schmidt, do të ishte me shumë vlerë ngritja e një qendrave të referencës
(laboratorëve), kombëtare apo rajonale dhe për këtë, është i gatshëm të mbështesë
vendin tonë. “Do ta vleresoja shumë nëse ju do ta fillonit një rrugë të tillë.
Ju ose edhe në bashkëpunim me vendet e rajonit, që nuk janë anëtare të
Bashkimit Evropian. Jemi të gatshëm të mbështesim projektet e Shqipërisë, për të
thithur fonde nga Bashkimi Evropian”, theksoi Schmidt, i cili vijoi më tej se,
“do të ishte me vend, që Instituti Feredal për Bujqësisë të koordinonte punët e
përfaqësues të tij të vinin në Shqipëri dhe në bisedimet që kanë nisur, jemi në
rrugën e duhur. Jemi gjithashtu të gatshëm, që të mbështesim të rinjtë shqiptarë
me studime në gjermani në fushën e vreshtarisë.

Ministrin Federal
Gjerman i Bujqësisë, Z.
Christian
Schmidt ndodhet në Tiranë për një vizitë dyditore, ndërsa nesër do të nënshkruajë
një marrëveshje dhe me Universitetin Bujqësor të Tiranës.