Politikanët e ëndërrojnë, ja kush është tenisti shqiptar që u prit nga presidenti Trump

117

Të takosh presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është e lehtë, madje ka shumë politikanë shqiptarë që e ëndërrojnë një gjë të tillë. Por, për studentin shqiptar nga Ulqini, Rezart Cungu një gjë e tillë nuk ka qenë aspak e vështirë. Ai ka qenë pjesë e skuadrës së tenisit të universitetit të ti në SHBA e cila ka arritur të fitojë mes gjithë universiteteve të këtij vendi. Dhe kaq ka mjaftuar që skuadra fituese të ketë një pritje speciale në Shtëpinë e Bardhë.