Polinezia franceze do të ndërtojë qytetin e parë lundrues

64

Është një utopi: qytete të ndërtuara mbi det që lundrojnë në një zonë të ujërave ndërkombëtare, ku njerëzit mund të jetojnë të pavaruar duke krijuar kombe të reja në kufijtë e vendeve të tjera. Ky koncept përcaktohet nga anglishtja si “seasteading”, që është një përngjitje e “sea” dhe “homesteading” për kolonizim. Është një projekt që do të ndërtojë popullsi jashtë territoreve të pretenduara nga qeveritë. Kjo është filozofia që lëviz Seastending Institute që prêt të ndërtojë qytetin e parë lundrues në Polinezinë franceze dhe kjo të mund të funksionojë në vitin 2020. Nëse arrihet të realizohet kjo ide do të ishte qyteti i parë që do të merrte këtë status. Është dashur një punë 10 vjeçare për të bindur investitorët për t’u treguar se nuk është një utopi. Kur dikush mendon se mund të jetojë në një qytet të tillë është e pamundur të mos mendojë për filmin me protagonist Kevin Costner në filmin “Waterworld”.

Projekti mund të fillojë në muajt e ardhshëm, kur të ndërtohet ajo që do të jetë zemra e qytetit, ndërtesa qendrore, por për momentin është lënë mënjanë krijimi i një shteti të pavarur, të paktën kështu e mendojnë liderët e këtij projekti, Joe Quirck dhe Patri Friedman sepse për këtë duhet të kesh një ligj në favor për të ndërtuar në kufij të çdo qeverie. Nuk dihet sesi do të reagojnë vendet afër me këta fqinjë lundrues. Megjithatë për momentin kanë në favor Polinezinë franceze për ta bërë ëndrrën realitet. Siç mund ta shihni nga imazhet po ndërtohen lloje të ndryshme ndërtesash, hotelesh, zyrash dhe restorantesh me një kosto prej 51 milionë euro. Llogaritet që kostoja përfundimtare mund të arrijë në 142 milionë dhe llogaritet që të shkojnë aty për të jetuar rreth 225 persona. / Bota.al