Policia e Zvicrës: Shqiptarët të parët për trafikimin e drogës

557
Policia e Zvicrës ka fajësuar shqiptarët për tregtinë e heroinës dhe kokainës. Zëdhënësi i policisë në kantonin Thurgau është shprehur se grupet shqiptare të trafikimit të drogës dominojnë në këtë vend. “Tregtia me heroinë dhe kokainë në kantonin Thurgau të Zvicrës dominohet nga grupet që vijnë nga Ballkani kryesisht Serbia dhe Shqipëria”, këtë e konfirmon zëdhënësi i policisë së këtij kantoni. Zëdhënësi thotë se është i bindur për këtë fakt pasi shqiptarët e Shqipërisë nuk kanë nevojë të pajisen me vizë për të qëndruar në territorin e shteteve të Schengenit. Mbi dhjetë herë gjatë këtij viti policia në kantonin Thurgau ka arrestuar të dyshuar për tregti me drogë. Në pesë raste të arrestuarit kanë qenë shtetas të Shqipërisë. Sipas tij, për grupe nga Shqipëria dhe Serbia policia Federale e Zvicrës ka informacione se viteve të fundit në disa vende të Europës Juglindore bandat e tregtarëve kanë hapur depo të drogës. Furnizimi vjen nga Turqia dhe si mjete transporti shërbejnë shpesh veturat dhe kamionët, por edhe autobusët. Sipas Policisë zvicerane, grupet shqiptare janë të organizuara në mënyrë hierarkike, ku secili anëtar ka një funksion të caktuar.
Sigal