Përmbytet Amerika e Jugut, dhjetëra viktima dhe mijëra të evakuuar

425
Rajone të tëra në Paraguai, Argjentinë, Uruguai dhe Brazil janë goditur nga përmbytjet më të mëdha në 50 vitet e fundit, duke shkaktuar mbi 60 të vdekur. Në të katërt shtetet janë evakuuar qindra mijëra njerëz, banesat e të cilëvë janë përmbytur. Shirat e dendur të shkaktuar nga tajfuni “El Nino” kanë fryrë tre lumenj të mëdhenj. Situata paraqitet më e rëndë në Paraguai, i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Mbi 130 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Në veri të Argjentinës, autoritet vendase kanë evakuuar mbi 20 njerëz duke i sistemuar në vendstrehime të ngritura me emergjencë. Në Brazil situata paraqitet më e mirë, por edhe atje u e evakuuan mbi 10 persona që rrezikoheshin nga vërshimet. Parashikimet e motit flasin për një mot të thatë në ditët e ardhshme në Brazil dhe Uruguai, ndërsa në Argjentinë dhe Paraguai pritet që shirat të rrisin intensitetin.
Sigal