Për të 5-tën herë në krye të shtetit, Lukashenko rizgjidhet president i Bjellorusisë

451
Ish-presidenti Aleksandre Lukashenko u rizgjodh në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Bjellorusi me 83,49 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, njoftoi sot kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Lidia Jermoshina.
Jermoshina publikoi gjatë një konference shtypi në televizion rezultatet e zgjedhjeve, të cilat janë publikuar gjithashtu në faqen web të KQZ-se.
Këto janë rezultate zyrtare paraprake që priten ende për t’u konfirmuar.
Lukashenko u cili drejton Bjellorusinë prej 21 vjetësh është akuzuar në mënyrë të përsëritur për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut si dhe për shtypjen e opozitës dhe pengimin e fjalës së lirë në media.
Kohët e fundit ai ka liruar të burgosur politikë.
Bashkimi Evropian ka parashikuar për rrjedhojë heqjen e sanksioneve që rëndojnë mbi Lukashenkon dhe përkrahësit e tij.
Lukashenko, 61 vjeç, në pushtet që prej 1994, fitoi mandatin e tij të pestë me një përqindje më të lartë se kurrë më parë./ATSH/ 
Sigal