Pasardhësi i El Çapos përgjak Meksikën si kurrë më parë, SHBA ofron 10 milionë USD për shumë të kërkuarin

152

Bosi më i ri i drogës në Meksikë, Nemesio Servantes, i njohur si El Menço, ka hapur një luftë shumë mizore kundër karteleve rivale, duke mos kursyer as gratë shtatzëna.

Servantesi tani është në krye të më të kërkuarve nga SHBA, e cila ofron 10 milionë dollarë për të.

Lufta mes bandave, sipas ekspertëve, po shfaq një numër shumë të lartë grash të vdekura.

“Prerje kokash, tretje trupash në acid, ekzekutime në publik, shkulje zemre, vrasje e grave dhe fëmijëve. Të gjitha ndodhin pothuajse çdo ditë. El Çapo ishte i dhunshëm, kur El Menço po e çon në tjetër nivel”, thonë zyrtarët në vend.