Pas sëmundjes Isa Mustafa i rikthehet jetës politike, ja ku u shfaq sot ish-kryeministri

525
Sigal

Isa Mustafa i rikthehet jetës politike, pasi për një periudhë disa mujore ai vuante një nga sëmundje. Kështu, ditën e sotme ish-kryeministri Mustafa ka mbledhur kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Fillimisht, u përkujtua Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe roli i tij vendimtar në pavarësimin e vendit duke qenë arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Kryesisë së LDK-së diskutuan për aktualitetin politik dhe për proceset e rëndësishme që e presin vendin në të ardhmen.
mustafa
“Në këtë kontekst, u bisedua për krizën e rëndë institucionale dhe qeverisëse në të cilën ndodhet vendi si pasojë e keqqeverisjes në të gjitha sektorët si dhe mungesës së legalitetit dhe legjitimitetit të strukturës aktuale në pushtet. Anëtarët e Kryesisë së LDK-së përkrahën unanimisht qëndrimin se këto tryeza duhet të përfundojnë me një tryezë përfundimtare të thirrur nga LDK-ja, e cila duhet të rezultojë me dakordim të partive për datën e zgjedhjeve të reja nacionale, që duhet të mbahen në një periudhë sa më të afërt, si dhe për avancimin konsensual të proceseve tjera të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët”, thuhet tutje.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryesia e LDK-së ishte unanime se ky dialog duhet të hyjë në fazën e përfundimtare dhe që paraprakisht të qartësohen temat si dhe formati i këtij dialogu.