Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Itali, ku si pasojë e një shpërthimi në një pikë karburanti, mësohet se janë plagosur të paktën 18 persona.

Sipas medieve italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Borgo Quinzio, në Rieti, ku shpërthimi i një cisterne që po shkarkohej në karburant, kashkaktuar 18 të plagosur, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

NOA

Mes të plagosurve ka dhe punonjës të zjarrfikëses, të cilët po punonin për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të cisternës, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga të dhënat e para, thuhet se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 15:00.