Partia pro-perëndimore mund socialistët pro-rusë në Bullgari

142
Partia pro perëndimore e qendrës së djathtë GERB ka fituar zgjedhjet parlamentare në Bullgari bëjnë të ditur exit pollet.

Partia që drejtohet nga ish kryeministri Bojko Borisov parashikon të marrë 32 % të votave kundrejt 28 % të socialistëve.

Ish kryeministri deklaroi se partia e tij GERB ‘ka detyrën për të formuar qeverinë”

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve priten të dalin sot.

Zgjedhjet e së dielës janë të tretat që janë mbajtur në katër vjet.

Borisov, 57 vjeç dha dorëheqjen si kryeministër pasi partia e tij humbi zgjedhjet presidenciale në nëntor të 2016 dhe një administratë e përkohshme drejtoi vendin pas shpërbërjes së parlamentit në janar. Kjo administratë do të qëndrojë në detyrë deri në momentin kur të formohet qeveria e re

Socialistët që kishin premtur se do të përmirësonin lidhjet e Rusisë nëse ata do të zgjidheshin kanë përjashtuar mundësinë e ndarjes së pushtetit me Borisov

Bullgaria hyri në Bashkimin Evropian në vitin 2007 dhe është një nga shtetet më të varfëra anëtare. Ajo është gjithashtu një anëtar i NATO-s.