Parlamenti gjerman në prag të votimit për Greqinë

56
Të mërkurën Bundestagun gjerman voton për ndihmat e mëtejshme financiare për Greqinë. Fjala është për gati kredi deri në 86 miliadë euro, të cilat duhet të miratohen në një seancë të posaçme. Sa vota kundër mund të ketë nga radhët e CDU/CSU-së gjatë votimit në Bundestagu mbi paketën e re të ndihmës për Greqinë? Kjo është tema kryesore në Berlin në prag të votimit në Bundestag për paketën e tretë të shpëtimit për Greqinë.
 
Pasi kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh në intervistën e verës për ZDF-në për ndihma për Greqinë për shlyerjen e kredive të reja të ndihmës, zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert u shpreh të hënën në Berlin me tone demonstrative të ashpra: falja e borxheve për të cilën ishte shprehur për një farë kohe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nuk shtrohet më për diskutim. “Nga perspektiva gjermane është një sukses, që nuk flitet më për një falje nominale borxhesh,” tha Seibert.