Paralajmërimi i Eurocontrol: Brenda 72 orëve mund të ketë sulm me raketa në Siri

204
Brenda 72 orëve, forcat britanike dhe franceze mund të nisin një sulm me raketa në Siri si përgjigje ndaj sulmit me armë kimike nga regjimi sirian, ku humbën jetën dhjetëra persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë.
Sipas monitoruesit të aviacionit ‘Eurocontrol’, një koalicion forcash mund të ndërmarë veprimin me raketa nga deti apo ajër-tokë.
Ekspertët e aviacionit kanë paralajmëruar mjetet ajrore në Mesdheun lindor të jenë të kujdesshëm për një goditje të papritur të raketave.
Si pasojë e sulmit mund të ndërpriten edhe funksionimi i pajisjeve të radio navigimit.