Papa Françesku për Krishtlindje: Besimi kërkon respektimin e emigrantëve

105
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ka mbrojtur fuqishëm emigrantët ndërsa mbajti Meshën e Krishtëlindjes.
Ai në këtë natë, emigrantët i krahasoi me Marinë dhe Jozefin ndërsa nuk gjenin vend për të qëndruar në Betlehe, teksa deklaroi se besimi kërkon që të huajt të mirëpriten.
Papa Françesku ndërsa festoi Krishtëlindjen e tij të pestë si udhëheqës i 1.2 miliardë katolikëve në botë, mbajti meshën solemne për rreth 10 mijë njerëz në Bazilikën e Shën Pjetrit ndërsa shumë të tjerë e ndoqën shërbimin nga jasht sheshi.
Kjo meshë u mbajt nën masa të rrepta të sigurisë teksa pjesëmarrësit u kontrolluan pasi iu afruan Sheshit të Shën Pjetrit edhe para se të kalonin detektorë metalikë për të hyrë në bazilikë.
Sheshi ishte pastruar orë më parë kështu që procedurat e sigurisë mund të vendoseshin, shkruan Reuters.