Papa Françesku në Kubë: Kisha duhet të ndërtojë ura e të mbjellë pajtim

465
Kisha duhet të ndërtojë ura për të mbjellë pajtim. Kështu është shprehur ditën e sotme në Kubë Papa Françesku. “Ne duam që kisha të ndërtojë ura, të hedhë poshtë muret dhe të mbjellë pajtimin”, tha Papa. Papa foli gjatë mbajtjes së meshës në qytetin kuban të Santiagos, ku ishte ndalesa e fundit katërditore e udhëtimit të tij. 

 “Ne duam të jetë një kishë të shërbimit, si Maria, nëna e bamirësisë. Një kishë që del nga shtëpia dhe që lë tempujt e saj për të ecur përkrah jetës, për të mbështetur shpresën, për të qenë një shenjë e unitetit”, theksoi ai.
Sigal