Çdo vit në botë alkooli vret rreth 3 milionë persona, një shifër e lartë që përfaqëson një të vdekur në njëzet, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në raportin e hartuar mbi konsumin e alkoolit në botë dhe pasojat negative mbi shëndetin, agjencia e OBSH-së thekson se konsumimi i alkoolit është shumë i dëmshëm pasi po vret më shumë individë sesa AIDS, tuberkulozi dhe dhuna të mbledhura sëbashku.

Sëmundjet infektive, aksidentet rrugore, plagosjet, vrasjet, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti … 5.3% e vdekjeve në mbarë botën janë të lidhura me alkoolin çdo vit, sipas OBSH-së.

Tek moshat më të reja (20-29 vjeç), ky normë arrin 13,5%.

Në total, alkooli po vret rreth 3 milionë individë në 2016 në mbarë botën, kundrejt 3,3 milionë në 2012 sipas raportit të mëparshëm të OBSH-së për këtë çështje.