Implantimi i mikroçipave në tru / Franca drejt zhvillimit të ushtarëve futuristë

309
Sigal

Forcave të Armatosura FRANC u është dhënë drita jeshile për të zhvilluar ushtarë futuristë ‘të zgjeruar’ për të rritur performancën në fushën e betejës.

Një raport i fundit përcaktoi kushtet që teknologjia e re si implantet mund të zbatohet për ushtarët, duke theksuar rëndësinë që Franca të mbetet konkurruese. Ministrja e Mbrojtjes Florence Parly tha se vendi nuk ka plane për të aplikuar teknologji “pushtuese” në trupat e tij por paralajmëroi se “jo të gjithë ndajnë parimet tona dhe ne duhet të jemi të përgatitur për çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen”.

Ajo tha se shkencëtarët dhe komandantët e lartë ushtarakë të Francës duhet të gjejnë “mënyra për të ruajtur epërsinë tonë operacionale pa u kthyer shpinën vlerave tona”.

“Qeniet njerëzore kanë kërkuar prej kohësh mënyra për të rritur aftësitë e tyre fizike ose njohëse për të luftuar luftërat”, paralajmëronte raporti. “Përparimet e mundshme mund të çojnë përfundimisht në ngritjen e kapaciteteve në trupat e ushtarëve.”

Raporti tha që teknologjia futuristike si implantimet e mikroçipave do të “përmirësonin kapacitetin cerebral” për të shmangur gabimet njerëzore si zjarri miqësor. Këto gjithashtu mund t’u lejojnë komandantëve të shohin pozicionin dhe statistikat shëndetësore të trupave nga një distancë. Sidoqoftë, raporti deklaroi se gjithçka “që mund të rrezikojë integrimin e ushtarit në shoqëri ose kthimin në jetën civile” nuk do të zhvillohej ose zbatohej.

Në fjalën e saj, Parly tha se implantet nervore futuriste tashmë po ngriheshin në sektorin privat, të teknologjisë civile. Këtë vit Elon Musk zbuloi planet e tij ambicioze për të krijuar një ndërfaqe pune tru-me-makinë, duke demonstruar me një derr në të cilin ishte futur një çip i madhësisë së monedhës në trurin e tij.