Presidentja e KE thirrje Putinit: Nuk na shantazhon dot më me energji!

141
Sigal

Rusia nuk mund të shantazhojë më Europën me burimet e saj energjetike, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar që vendet të blejnë naftë dhe gaz kundrejt monedhës ruse rubla.

Por vendet e BE-së mbeten të ndara nëse do të sanksionojnë drejtpërdrejt naftën dhe gazin rus, një veprim i ndërmarrë tashmë nga Shtetet e Bashkuara.

“Ky do të ishte një vendim i njëanshëm dhe një shkelje e qartë e kontratës,” tha zonja Von der Leyen për kërkesën e Rusisë për t’u paguar në rubla për naftën dhe gazin.

“Do të ishte një përpjekje për të anashkaluar sanksionet. Ne nuk do të lejojmë që sanksionet tona të anashkalohen. Koha kur energjia mund të përdorej për të na shantazhuar ka mbaruar”, tha presidentja e KE.