Nis evakuimi i militantëve të bllokuar në Siri

93
Ka nisur evakuimi i militantëve dhe familjarëve të tyre të mbetur të bllokuar në qytetin Zabadani, në kufirin mes Sirisë dhe Libanit, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë dhe opozitës vendase të dielën.
Sipas marrëveshjes, e arritur me ndërmjetësimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, militantët e bllokuar do të lejohen të shkojnë në aeroportin e kryeqytetit të libanit, Bejrut, nëpërmjet një kanali të sigurtë që kalon nga Turqia nën mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Prej muajsh militantët kanë qenë të rrethuar në qytetin kufitar nga forcat qeveritare siriane.
Në të njëjtën kohë, rreth 300 familje të bllokuara në dy qytete shiite në krahinën veriore të Idlibit, të mbajtur nga rebelët sirian, gjithashtu do të evakuohen, sipas marrëveshjes.
Familjet do të udhëtojnë fillimisht në rrugë tokësore në turqi dhe më pas do të fluturojnë drejt Bejrutit.
As qeveria siriane dhe as mediat nuk kanë raportuar për marrëveshjen e nënshkruar të dielën.
Më herët gjatë dhjetorit qeveria siriane dhe militantët në Homs arritën një marrëveshje që çoi në evakuimin e militantëve nga qyteti.
Më 24 dhjetor, qeveria dhe militantët në rrethinat jugore të Damaskut arritur një marrëveshje evakuimi me ndërmjetësim e OKB-së.
Më shumë se 4 mijë militantë dhe anëtarët e familjeve të tyre ka të ngjarë të evakuohen nga rajoni në të ardhmen e afërt.