Niara Terela Isley: Alienët më kanë përdhunuar disa herë në Hënë

87
Një ish-punonjëse e Forcave Ajrore Amerikane pretendon se e kanë rrëmbyer disa alienë si reptilë, të cilët e kanë përdhunuar disa herë në Hënë. Niara Terela Isley, që punonte si oficere për gjurmimin me radar, thotë se e kanë rrëmbyer disa ‘humanoidë me bisht’, të cilët e kanë dërguar në një bazë sekrete në Hënë. Atje thotë se ka bërë seks disa herë me alienët. Ajo thotë se është përdhunuar disa herë nga rojet e sigurisë përpara një audience, ndërkohë që i kishin injektuar një ilaç misterioz në qafë. Sipas saj, krijesat ishin ngjyrë gri. Isley, nënë e një fëmije, tani jeton në Koloroado. “Isha e frikësuar. E dija se nëse duhet të kthehesha tek vajza ime, duhet të bashkëpunoja. Nuk doja të bëja asgjë që mund të më vriste”, tha Isley.