Nga Serbia në Hungari, kalojnë 4000 emigrantë, një numër rekord

60
Numri i emigrantëve që kanë hyrë në Hungari nga Serbia ka goditur një rekord të ri, gjatë të së shtunës (13 shtator).
Më shumë se 4 mijë njerëz kaluan në këmbë kufirin nga Serbia, pikërisht në momentin që autoritetet hungareze po përfundonin përgatitjet për bllokimin e kufijve.
Europa është duke luftuar me përballjen e një fluksi të madh njerëzish, kryesisht nga Siria që përpiqen t’i largohen dhunës dhe varfërisë.
Hungaria është kritikuar për mënyrën se si ajo po merret me ata që kalojnë kufirin.
Zyrtarët vlerësojnë se 175 mijë emigrantë kanë kaluar nga Serbia në Hungari deri tani gjatë këtij viti.
Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka premtuar të bllojkojë kufijtë e shtetit dhe të arrestojë çdo emigrant iliegal.
Më shumë se 4 mijë ushtarë hungarezë kanë shkuar në ndihmë të policisë për të ndaluar emigrantët.
Orban tha vendimi i arrestimit të çdo emigranti të paligjshëm që hyn në Hungari do të fiilojë nga e marta (15 shtator).