Nga kasapi tek dentisti, si arriti në 24 miliardë $ pasuria e miqve të Putin

134
Vladimir Putin mund të jetë jo vetëm një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë, por edhe një nga më të pasurit. Një rreth i vogël i miqve dhe të afërmëve të Presidentit rus në fakt posedon një pasuri prej 24 miliardë dollarë, dhe nganjëherë duken si para të rëna nga qielli.
Janë të shumtë miqtë e Putin të cilët janë pasuruar pas rritjes në pushtet të Vladimir Vladimirovich Putin. Shumë prej tyre kanë hyrë në biznesin e gazit e naftës, të kontrolluara kryesisht nga shteti. Ka disa persona të cilët jetojnë në hije dhe që bëjnë një jetë relativisht modeste. Megjithatë ata kanë qindra miliona dollarë, e ndoshta edhe miliarda. Por që nuk janë në gjendje të shpjegojnë se nga vijnë ato para.
Si Mikhail Shelomov, djali i kushëririt të Putin, Lyubov Shelomova. Ai punon si një kryetar specialistësh në një degë të kompanisë shtetërore për transportin detar të produkteve të naftës. Paga e tij arrin vetëm 700 dollarë në muaj. Megjithatë ai ka asete prej 573 milionë dollarësh.
Më pas është edhe Pyotr Kolbin, gjithashtu një mik i vjetër i Putin. Pyotri ka të një të kaluar të përulur. Ai punonte si kasap. Kur në një moment papritmas u bë pronar i një kompanie që shet ar të zi të themeluar nga një i afërt i Putin, Gennady Timochenko. Ai arriti një pasuri prej 445 milionë dollarësh.
Nuk mungon as Nikolai Shamalov, një ish-dentist në Shën Petersburg, mik i vjetër i Putinit. Djali i tij Kirill u martua me vajzën e pretenduar të Putin Katerina Tikhonova. Shamalov do të jetë i përfshirë në një skemë për të përfituar nga furnizimi i pajisjeve mjekësore të qendrave shëndetësore.
Nga vijnë këto para? Administrata e Obamës, një vit e gjysmë më parë akuzoi se Putin ishte i korruptuar. CIA në vitin 2007 vlerësoi thesarin e tij të fshehtë që arriti në 40 miliardë dollarë. Por nuk ekizstojnë dokumente të sakta që provojnë pasurinë e Putin. Por sipas CIA-s, duke qenë se Putin ka qenë agjent i mirë i KGB-së, udhëheqësi i Kremlinit i ka fshehur mirë gjurmët e tij