Ndahet nga jeta aktori amerikan John Gavin, luajti Jul Cezarin dhe Sam Loomis

684
Eshte ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur amerikan, John Gavin, i cili u bë i famshëm për rolet e tij në filmin historik ”Spartacus” dhe atë horror ”Psycho”.
Lajmin e bën të ditur ”Hollywood Reporter”, i cili citon zëdhenësin e bashkëshortes së tij, aktores Constance Towers. Aktori vdiq në shtëpinë e tij në Beverly Hills në Californi.
Prej kohësh Gavin vuante nga leuçemia dhe vdiq nga komplikacionet në mushkëri, thuhet në njoftim.
Përveç rolit të tij, Sam Loomis, te horrori i Alfred Hitchcockut “Psycho”, ai shkëlqeu edhe te thrilleri i David Millerit ”Midnight Lace”, te drama e Douglas Sirkut “Imitation of Life”, ndërkohë që luajti edhe Jul Cezarin te filmi i Stanley Kubrick “Spartacus”.
Gavin ka qenë edhe ambasador i SHBA-së në Meksikë gjatë presidencës së Ronald Reagan.


Sigal