Sulmi në Konsullatën italiane, Renzi-Al Sisit: Bashkë kundër terrorizmit

413
Kryeministri italian Matteo Renzi ka zhvilluar gjatë paradites së sotme një bisedë telefonike me Presidentin e Egjiptit Al Sisi, në lidhje me sulmin terrorist ndaj selisë së Konsullatës italiane në Kajro.
“Italia, ka deklaruar kryeministri Renzi e ka të qartë se lufta kundër terrorizmit është një nga sfidat më të mëdha të historisë së kohës së sotme. Ne nuk do ta lëmë vetëm Egjiptin. Italia e Egjipit janë e do të jenë gjithmonë bashkë në luftën kundër terrorizmit.”
Sipas policisë egjiptiane makina bombë ka qënë pozicionuar në një rrugë mjaft të ngushtë e cila ndodhet pranë Kosullatës e nga fuqia e shpërthimit supozohet se brenda saj ka pasur rreth 250 kg tritol.
Konsullata italiane në Kajro është transferuar në këtë ndërtesë në fillim të viteve ’90.
Pjesa më e dëmtuar nga shpërthimi i autobombës është zona ku ndodhen të gjitha zyrat diplomatike.
Brenda kësaj ndëtese kanë seli dhe shkolla italiane Leonardo da Vinci si dhe një shoqatë kulturore me një restorant të rezervvuar vetëm për anëtarët e saj.
Sigal